top of page

LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 21
  • 1 min read

Skënderbeu-Dinamo 3-0

(26-24, 25-22, 25-14)


Një tjetër sukses i rradhës vjen nga volejbolli korçar, këtë herë nga vajzat e ekipit të Skënderbeut në kategorinë U-18, të cilat janë shpallur kampione kombëtare.


Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Shishi ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj ekipit të Dinamos, këtë herë në Korçë, me rezultatin 3-0 në sete: 26-24, 25-22, 25-14.


Dy setet e para ishin të forta dhe të rivalizuara, por në setin e tretë vajzat korçare shfaqën një dominim total, duke mbyllur takimin me një paraqitje bindëse.


Ky është një tjetër trofe për volejbollin e vajzave të Skënderbeut, pas titullit kampion edhe në kategorinë U-20, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe cilësinë e shkollës korçare të volejbollit.


“Korça BOOM”


ree



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

🏐 “Korça BOOM”

bottom of page