top of page

Lajmi i fundit / Tiranës i bllokohet për herë të dytë merkatoja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 16
  • 1 min read

Sikur të mos mjaftonte pozita jo e favorshme në renditje, Tirana do të përballet me një tjetër ndëshkim. Këtë herë është FIFA ajo që ka marrë vendimin për të ndaluar klubin bardheblu të marrë pjesë në merkato, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, për një periudhë trevjeçare.


Ky vendim vjen për shkak të pagesave të papaguara ndaj futbollistëve të sezoneve të mëparshme. Sipas burimeve, një ndër lojtarët që ka pretendime financiare ndaj klubit është Najdovski, i cili ka për të marrë rreth 75 mijë euro, ashtu si edhe Liridon Latifi.



Ky është rasti i dytë që Tirana përballet me një ndalim të tillë, pasi një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe disa vite më parë për shkak të mospagesës së detyrimeve ndaj futbollistëve.


Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndërmarrë klubi në vijim, për të mundësuar hapjen e merkatos dhe zgjidhjen e këtij problemi.


“KORÇA BOOM”



bottom of page