top of page

Lajmi i minutës së fundit: Mësoni emrin e Presidentit të ri të Devollit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 22, 2023
  • 1 min read

Ashtu siç edhe “Korça Boom” ju kishte njoftuar, se do të kishte zhvillime pozitive me ekipin e Devollit, tani është më se e konfirmuar.

Spartak Meraku do të jetë president i ekipit të Devollit. Një presidencë që mbahej nga bashkia, por me ndryshimet edhe në ligjin mbi sportin kryebashkiaku Eduard Duro duket se po e zbaton.

Pas kërkesës së biznesmenit Spartak Meraku dhe bisedimeve intensive të zhvilluara, është mësuar se presidenca do të ndërrojë dorë. Shoqata e Futbollit Devolli do të ketë në krye një emër të ri.

Në ditët në vazhdim do të mësohen edhe detaje nga kjo marrëveshje, që tashmë mund të thuhet se është zyrtare, pasi palët për “Korça Boom” e kanë pranuar një fakt të tillë.



bottom of page