LAJMI I ORËS SË FUNDIT: E rëndë, var veten në pemën pranë shtëpisë 49-vjeçari
- Korca Boom
- Aug 15, 2023
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në qytetin e Pogradecit dhe më konkretisht në Hudënisht.
Sipas policisë një 49-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke varur veten në pemë.
Ja dhe informacioni paraprak i policisë:
Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15 në fshatin Hudënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49-vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupoi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
