LAJMI I ORËS SË FUNDIT: Erdhi me bujë te Skënderbeu, lamtumirë futbollistit nga Guinea…!
- Korca Boom
- Aug 19, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 20, 2023
Erdhi me shumë bujë te Skënderbeu, madje iu bë shumë publicitet dhe përshtypjet ishin të mira kur mbërriti në qytetin juglindor, por Muhamed Djabi i ka thënë përfundimisht lamtumirë Skënderbeut.
Ky është lajmi më i fundit që mëson portali “Korça Boom” dhe padyshim është portali i vetëm që zbulon çdo gjë që ndodh te Skënderbeu.
Madje, Djabi as sot nuk ishte fare në miqësore dhe u mendua se akoma nuk ishte në formën e tij optimale, por ishte e kundërta.
Nga sot Muhamed Djabi është fshirë nga lista e Skënderbeut dhe në këtë mënyrë korçarët duhet të vrapojnë për të gjetur patjetër zëvendësuesin e sulmuesit që erdhi nga Guinea dhe që sot u kthye sërish në shtëpi.
