top of page

Lajm i trishtë/ Ai nuk shëroi vetëm plagët, por edhe zemrat – Lamtumirë, doktor!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 22
  • 1 min read

Futbolli elbasanas është sot më i varfër. Një humbje e ndjeshme ka prekur këtë komunitet pas ndarjes nga jeta, në moshën 71-vjeçare, të mjekut Zihni Bordi – një figurë e dashur dhe e paharruar për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ekipit të Elbasanit ndër vite.


Me përkushtim të palodhur dhe një profesionalizëm të rrallë, Zihni Bordi shërbeu për shumë kohë si mjek i ekipit, duke u bërë më shumë se një pjesë e stafit teknik. Ai ishte një mbështetje e vazhdueshme për breza të tërë futbollistësh dhe trajnerësh. Njeri i thjeshtë, me zemër të madhe dhe gjithmonë pranë sportistëve, ai qëndroi afër tyre si në ditët e lavdisë, ashtu edhe në momentet më të vështira.


Ai nuk kërkoi kurrë vëmendje, por fitoi respektin e të gjithëve me qetësinë, mirësinë dhe praninë e tij të vazhdueshme. Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Bordi, miqve të tij dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të pazëvendësueshme.


Kujtimi i Zihni Bordit do të jetojë gjatë në memorien e futbollit elbasanas dhe në zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njihnin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page