Lako, një tjetër legjendar që nuk “vdes” kurrë…
- Korca Boom
- Jun 19, 2023
- 1 min read
Mbrojtësi korçar që la gjurmë në lojën e topkëmbës. Padiskutim edhe ky legjendë e historisë së futbollit të këtij qyteti
Sa shumë lojtarë të mëdhenj ka nxjerrë ky qytet. Njëri prej tyre është edhe Stavrion Lako. Një emër që nuk do të harrohet kurrë nga tifozëria korçare, për atë që dha në katërkëndorin e fushës së blertë, si qëndërmbrojtës. Sot, Stavrion Lako është plot 43 vjeç dhe edhe pse vitin ikin mbetet një emër që tifozët bardhekuq nuk kanë për ta harruar kurrë.
Duhet përmendur edhe tjetra, që Lako ka ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe është pjesë e atij brezi të arrtë të Skënderbeut.
Kujtojmë që Lako karrierën e tij e ka nisur me moshat e Skënderbeut, ku ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave të qytetit më të madh juglindor të Shqipërisë. Në karrierën e tij ka veshur fanelën e Dinamos së famshme, Teutës, Elbasanit, Pogradecit dhe sigurisht Skënderbeut.
Mbrojtës potent, me grintë dhe kualitet të jashtëzakonshme. Një shtyllë e sigurtë në repartin e prapavijës për çdo skuadër që ka luajtur.
Kjo foto e rikthen Lakon në fushën e blertë të stadiumit “Skënderbeu” pas shumë vitesh. Duke pasur një dëmtim në këmbë, Stavrioni nuk u aktivizua në ndeshjen e veteranëve të pak ditëve më parë, por ky emër për të gjithë ne do të kujtohet si një futbollist tjetër i madh me fanelën bardhekuqe.
