Lamtumirë gazetarit dhe mësuesit të njohur, Vehbi Furxhi!
- Korca Boom
- Jun 21
- 1 min read
Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi.
Për shumë vite Vehbi Furxhi ka qenë një nga drejtuesit e kulturës në qytetin e Korçës dhe më vonë për disa vite me radhë si drejtor i institucionit më të rëndësishëm mediatik në juglindje të vendit, Radio Korçës.
Më vonë deri sa ka dalë në pension, Vehbi Furxhi ka punuar si mësues në shkollën e mesme bujqësore.
Vehbi Furxhi njihet si gazetar kurajoz, në veçanti me shkrimet e tij në revistën Hosteni ndërkohë që për shumë vite ka qënë botues i Gazetës "Korça".
“KORÇA BOOM”
