Lamtumirë regjisori Leka Bungo!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Regjisori Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Lajmi për ndarjen nga jeta është bërë i ditur nga familjarët e regjisorit.
Bungo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 16:00, në varrezat e Sharrës.
Regjisori Leka Bungo është autor i disa dramave dhe skenarëve filmikë, përfshirë “Pabesia” dhe “Pas fasadës”, si dhe është kujtuar për rolin e Bardhylit në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990).
Për një periudhë 4-vjeçare, nga viti 2021 deri në shkurt të 2025-ës, Bungo mbajti postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
“KORÇA BOOM”
