top of page

Largohet një tjetër nga Skënderbeu / Ja cilën fanelë do të veshë…!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 21, 2023
  • 1 min read

Nga skuadra korçare ka disa futbollistë që janë larguar së fundmi, një prej tyre është edhe Leonardo Owosu, ganezi që ishte në provë tek Skënderbeu për më shumë se dy javë, por që nuk ka bindur.

Më pas është larguar për të gjetur një ekip të ri. Mësohet se është Apolonia, ekipi ku do të vazhdojë. Ai luan si mesfushor, por tek fieraktët është provuar në majë të sulmit dhe duket se ka dhënë shenja pozitive.

Apolonia luan në kategorinë e parë dhe është drejt konsolidimit të ekipit.



bottom of page