top of page

Lefter Furxhi, muzikanti korçar që edhe pse i verbër që prej moshës 27-vjeçare...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 15
  • 1 min read

Ky formacion quhet "Lefter Furxhi" për nder të Zotit Lefter Furxhi, muzikantit që i ka dhënë shumë Korçës, me shpirtin e tij. Ndonëse do ta humbiste shikimin në moshën 27-vjeçare, ai vijoi të luante në mandolinë, kitarë, fizarmonikë dhe piano.


Përveç punës në Kombinatin e Sheqerit në Maliq, zhvillonte kurse për kitarë dhe mandolinë me të rinjtë. Kontributet e tij më të rëndësishme janë formimi i grupit orkestral me fëmijë të verbër, i pari në vendin tonë, i formuar në vitin 1957; 2 grupe të tjera që drejtoi ishin Formacioni Orkestral me fëmijë të Shtëpisë së Fëmijës, si edhe Mandolinat, me vajza të verbëra të Shtëpisë Shtetërore.



Lefterin e kujtojnë nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën, si njeriun që nuk pati dritë, por ju dha dritë të tjerëve. Anëtarët e Formacionit "Lefter Furxhi" i bashkon pasioni për të bukurën dhe nuk i pengon mungesa e shikimit, ashtu siç nuk ka penguar muzikantët e mëdhenj, si Ray Charles dhe Andrea Boceli, të verbër, por që i kanë dhënë aq shumë Artit Botëror!


Shembuj të tillë virtuoziteti i gjejmë edhe në vendin tonë: Vasil Çezmaxhiu, fjala vjen, i lindur në Voskopojë, ndonëse i privuar nga drita e syve, ai dhe orkestra e tij e sazeve, u falën viseve të jugut të Shqipërisë, çaste të arta folklori në vitet 20-30 të shekullit të kaluar."


“KORÇA BOOM”





bottom of page