top of page

Ligji godet fort në Pogradec: Ndërtime të paligjshme dhe përleshje në të njëjtën ditë

  • Jul 27, 2025
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ku është regjistruar fillimi i procedimit penal ndaj tre shtetasve të ndryshëm, për vepra të ndara penale.


Konkretisht, shtetasit L. H. dhe B. T. janë proceduar penalisht pasi janë kapur në flagrancë duke kryer punime ndërtimore pa lejen përkatëse nga autoritetet kompetente. Ndërtimi pa autorizim përbën shkelje të ligjit dhe ndikon drejtpërdrejt në rendin urban dhe ligjor të qytetit.


Ndërkohë, ndaj shtetasit G. Xh., 29 vjeç, banues në qytetin e Pogradecit, ka nisur procedimi penal pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me një 24-vjeçar, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një ambient publik, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët e pranishëm.


Policia e Pogradecit nënvizon se veprime të tilla do të trajtohen me seriozitet, dhe thekson se do të vijojë me vendosmëri zbatimin e ligjit për çdo rast të shkeljes së rendit publik apo normave ligjore në fuqi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page