top of page

Lika foto për kartolinë, shokët e ekipit e quajnë “Yll bote”…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Padiskutim që në radhët e Skënderbeut ka një harmoni më shumë se të madhe dhe kjo duket qartë jo vetëm në seancat stërvitore, por edhe jashtë saj.

Shumica e futbollistëve qëndrojnë bashkë dhe sigurisht që batutat nuk mungojnë njëri me tjetrin.

Në postimin e mbrëmjes së djeshme të Gresild Likës, futbollisti ka nxjerrë një foto si për kartolinë dhe sigurisht që komentet kanë qenë të shumta. Fotoja që shikoni më poshtë është jashtë fushe, sepse Likën jemi mësuar ta shikojmë me fanelën e Skënderbeut.

Ka qenë Kevin Hysolli, që e ka quajtur “Yll bote” Gresildin dhe sigurisht që komplimente të shumta ka marrë lojtari në këtë postim që ka bërë në faqen e tij.

Tashmë mbetet që këtë harmoni dhe bashkëpunim, Lika ta ketë edhe në fushë, sepse nga Gresildi pritet shumë në fushën e lojës.



bottom of page