Lika “tërbohet” me Gvozdenoviç në sy të presidentit Ardjan Takaj. Sqarohet gjithçka nga trajneri
- Korca Boom
- Jul 27, 2023
- 1 min read
Një ngjarje jo fort e këndshme ka ndodhur në minutën e 85-të për Skënderbeun. Në këtë minutë trajneri Ivan Gvozdenoviç duke parë që Lika nuk po jepte më të mirën vendos menjëherë ta zëvendësojë edhe pse në minutën e 67-të e kishte futur në fushë.
Sapo Gresild Lika ka mësuar se do ndërrohej në fushë, nuk i ka ardhur aspak mirë dhe jo vetëm që nuk i ka dhënë Ali që do futej, por ka bërë një veprim jo të këndshëm.
Madje, ky veprim ka qenë edhe në sy të presidentit Ardjan Takaj, veprim të cilin presidenti e pa mjaft mirë pasi ishte përballë tij.
Pas ndeshjes për këtë veprim të Likës, ka reaguar trajneri Ivan Gvozdenoviç që për “Korça Boom” ka sqaruar: “Ishte një veprim i nxituar, por që gjithsesi i kuptueshëm, pasi kur nuk pëlqehen ndërrimet reagon në këtë mënyrë. Gjithsesi Lika është një lojtar shumë i mirë dhe prisja shumë prej tij. Mendova ta zëvendësoja dhe kaq. Gjithçka u sqaruar dhe nuk ka asnjë problem.”
Këto fjalë ka thënë serbi i stolit në lidhje me veprimin e nxituar të Likës, por që ka edhe gjëra të tilla gjatë ndeshjeve dhe e rëndësishme është që nuk ka asnjë problem mes lojtarit dhe trajnerit.
