top of page

Lini, pasuri e kulturës shqiptare, fiton statusin e ansamblit arkitektonik urban

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 25
  • 1 min read

Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky lajm vjen si një njohje e rëndësishme për vlerat kulturore dhe historike të fshatit, i cili tashmë renditet ndër vendet më të çmuara për ruajtjen e traditës dhe arkitekturës autentike shqiptare.


Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili publikoi edhe një video nga fshati i Linit. Në postimin e tij, ai shkruante:“Mirmëngjes, dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”.


Shpallja e Fshatit të Linit si ansambël urban arkitektonik është një njohje ndërkombëtare që vlerëson jo vetëm bukurinë natyrore të zonës, por edhe trashëgiminë kulturore dhe historinë e komunitetit vendas. Ky vendim pritet të rrisë interesin turistik dhe të kontribuojë në ruajtjen dhe promovimin e traditave shqiptare.


Fshati i Linit, i vendosur në një zonë malore me pamje mahnitëse mbi liqenin e Ohrit, përmban shtëpi tradicionale, rrugica të ngushta dhe elemente arkitekturore që reflektojnë shekuj të tërë historik dhe kulturor. Përfshirja e tij në listën e UNESCO-s është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së këtij trashëgimie unike për brezat e ardhshëm.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page