Liqenorët blindojnë portën, ja kujt i besojnë katërkëndëshin
- Korca Boom
- May 28
- 1 min read
Puna te ekipi i Pogradecit është shumë intensive, por edhe e kujdesshme. Duket qartë se drejtuesit po mendojnë me kujdes në këtë moment për të gjetur lojtarët e duhur. Kështu, ata kanë mbyllur vazhdimësinë e kontratave me shumicën e skuadrës së sezonit të kaluar dhe tani po punojnë për të zgjatur kontratat me disa futbollistë të tjerë.
I pari në radhë duket se është portieri kroat Marin Stanic, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte titullar i padiskutueshëm në portën liqenore. Performanca shumë e mirë e tij ka bërë që drejtuesit t’i afrojnë një marrëveshje të re, e cila është mirëpritur edhe nga vetë portieri. Tashmë, zyrtarisht mund të thuhet se Stanic është pjesë e liqenorëve edhe për sezonin e ardhshëm.
“KORÇA BOOM”
