top of page

Liqenorët si një kantier ndërtimi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Pogradecit nuk ka marrë formë, por drejtuesit po punojmë për të gjetur të duhurit e sesonit. Kjo u pa në miqësoren e zhvilluar në Korçë kundër Skënderbeut.

Kishte një numër të madh lojtarësh ku nga sa mësuam janë në provë, duke filluar nga ekipi i të rinjve, ashtu edhe për disa që ishin afruar me pretendime.

"Janë javët e para", - kanë deklaruar drejtuesit dhe kemi kohën e duhur deri në startin e kampionatit. Por, nga sa u pa dhe u mësua pas ndeshjes, jo të gjithë lanë një shije shprese, kjo sidomos nga ata që ishin për herë të parë në këtë ekip.

Puna do të vazhdojë me shpresë që në ekip të jenë sa më shumë futbollistë nga ata të sezonit të kaluar.



bottom of page