top of page

Liqenorët surprizojnë – pritet një “goditje” e madhe në merkato!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 6
  • 1 min read

Ekipi i Pogradecit duket se është më i vendosur se kurrë për të realizuar ëndrrën e madhe: ngjitjen në Superligën shqiptare. Pas një sezoni ku u dhanë maksimumi në fushë, por që nuk mjaftoi për të siguruar kalimin në elitë, klubi ka vendosur të mos humbasë asnjë çast për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.


Në këtë fazë të hershme të verës, te Pogradeci janë marrë disa vendime të rëndësishme që tregojnë seriozitetin dhe ambicien e skuadrës. Sipas burimeve të sigurta pranë klubit, janë konfirmuar të gjithë futbollistët e sezonit të kaluar, të cilët do të vijojnë të jenë pjesë e ekipit edhe në aventurën e radhës.


Por ajo që bie më shumë në sy dhe që ka zgjuar entuziazmin e tifozëve është lëvizja e fuqishme që pritet të ndodhë në merkato. Burime të sigurta bëjnë me dije se klubi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjeve me gjashtë futbollistë me cilësi të lartë, të cilët do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim. Këta emra pritet të sjellin eksperiencë dhe forcë shtesë në repartet kyçe të fushës, duke rritur ndjeshëm potencialin konkurrues të skuadrës.


Qasja e klubit është e qartë: asgjë nuk do të lihet për momentin e fundit. Pogradeci dëshiron të jetë sa më shpejt i kompletuar dhe gati për të nisur sezonin me synime të larta. Përkushtimi i stafit teknik, qëndrueshmëria e grupit aktual dhe afrimi i emrave të rinj me peshë tregojnë se liqenorët janë të vendosur t’i japin fund pritjes dhe të ngjiten atje ku mendojnë se e kanë vendin.


“KORÇA BOOOM”



bottom of page