Liqenorët tjetër humbje i ndëshkon…!
- Aug 21, 2023
- 1 min read
Një tjetër humbje në miqësore për pogradecarët. Në fakt, të shumta janë ndeshjet që po zhvillon ky ekip. Një skuadër që është në konsolidim e sipër dhe në miqësoren e radhës ishte Lushnja që i ka mundur me një gol të shënuar.
Gjithsesi, pak rëndësi ka rezultati. Ajo që duhet vlerësuar është përbërja me futbollistë që stafi drejtues ka afruar pranë këtij ekipi.
Njihuni me formacionin e liqenorëve: Baçi, P. Ivani, Pere, Blaceri, Rrapo, Nallbati, Demaj, Qeleshi, Xh. Ivani, Topllari, Alillari. (U aktivizuan: Hysenllari, Pura, Beqiri, Shkullaku, Savio, Jahaj, Lipo, Elmazi,Torollari, Pelinçi.)
















