top of page

Luftë pa pikë, por me shumë sinjale, Devolli përballë Maliqit

  • Aug 28, 2025
  • 1 min read

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, dy ekipet e prefekturës së Korçës, Devolli dhe Maliqi, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mes tyre ditën e shtunë.


Për të dy trajnerët, kjo përballje do të shërbejë si një test i rëndësishëm për konsolidimin e formacioneve dhe për të parë nga afër lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës.


Devollinjtë vijnë në këtë ndeshje pas dy miqësoreve pozitive, ndërkohë që Maliqarët janë në proces ndërtimi dhe kanë zhvilluar një miqësore të mirë ndaj Pogradecit.


Megjithëse miqësore, takimi pritet të ketë ritëm dhe intensitet, pasi të dyja skuadrat po përgatiten me seriozitet në prag të fillimit të kampionatit, i cili po afrohet me ritme të shpejta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page