Luftoi kancerin, humbi edhe familjen/ Rrëfimi prekës i Saimir Vishajt
- 4 days ago
- 1 min read
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një rrëfim prekës për betejën me kancerin, ditët në koma dhe ndarjen nga bashkëshortja pas 40 vitesh martesë. I ftuar në emisionin “Mes’Dritë”, ai tregoi mes lotësh se periudha më e vështirë e jetës së tij nuk ishte vetëm sëmundja, por edhe vetmia që pasoi.
Vishaj rrëfeu se ish-bashkëshortja, Silvana Vishaj, i qëndroi pranë gjatë kurimit në Itali, por më pas vendosi të largohej në Shtetet e Bashkuara pranë djemve të tyre. Sipas tij, ndarja ndodhi pikërisht gjatë luftës me sëmundjen.
“Jam braktisur, por do ta kaloj. Tani jam vetëm, unë dhe qeni im”, tha avokati, duke shtuar se puna, miqtë dhe dashuria për Shqipëri e kanë ndihmuar të vazhdojë përpara.
Ai tregoi se prej 8 muajsh nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshorten, ndërsa fëmijët kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë nënës.
Megjithatë, Vishaj tha se gjen forcë te nipi i tij, i cili i ka thënë: “Edhe nëse do të vdesësh, do të mbetesh yll në qiell.”
“KORÇA BOOM”
















