Luiza Gega unike, 3 Medalje Ari në 32 orë…
- Korca Boom
- Jul 24, 2023
- 1 min read
Mund të thuhet se Luiza Gega është e papërmbajtëshme në garat që zhvillon. Një rast unikal ka regjistruar ikona e atletikës.
Të shtunë paradite ajo zhvilloi garën e saj në 3000 metra në Kamionatin Ballkanik të Atletikës. Pas 7 orësh ajo merr pjesë në një aktivitet të njohur nga Federata Botërore e Atletikës dhe regjistron kohën 9.23.53 duke marrë tjetër medalje të artë.
Ndërkaq të dielë në orën 19:00 ajo merr pjesë në garën e 5000 metrave duke regjistruar kohën 16.07. 93. Me pak fjalë tre madalje ari në 32 orë duke treguar një formë të jashtëzakonshme fizike.
E madhe je vërtet, Luiza Gega…!
