Luiza nëna e 3 fëmijëve që u masakrua mbrëmë në Zëmblak
- Korca Boom
- Jul 30, 2023
- 1 min read
Kjo është Luiza Mullalli, nëna që dje u masakrua nga i shoqi në fshatin Zëmblak.
46-vjeçarja kishte tre fëmijë, dy vajzat 23, 24-vjeç dhe një djalë 21-vjeç.
Të dy bashkëshortët kanë qenë në proces divorci, ndërkohë që prej kohësh nuk jetonin në banesë.
Gjergji Mullalli bashkëshorti që e masakroi dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, përfitoi nga rasti që Luiza ishte vetë dhe hyri në shtëpinë e saj duke kryer krimin makabër.
Edhe pse policia ka vendosur kudo postoblloqe, akoma nuk ka arritur që ta kapë autorin Gjergji Mullalli.
