top of page

“Lumë” komentesh nga tifozët pas barazimit 2-2 në miqësore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Të shumta kanë qenë reagimet e tifozëve korçarë pas ndeshjes miqësore me Elbasanin dhe sidomos pas barazimit 2-0, teksa bardhekuqtë kryesonin 2-0 dhe në pjesën e dytë pësuan dy gola.

Në portalin “Korça Boom” kemi mundur të mësojmë komentet e ndryshme të bëra nga tifozët. Disa prej tyre e shikojnë me skepticizëm mundësinë e mbijetesës, të tjerë e shikojnë me besim dhe janë të kënaqur nga paraqitja e bërë, duke argumentuar se akoma është fazë përgatitjesh.

Por, shumë prej tyre janë kundër largimit të futbollistëve korçarë të talentuar, duke i zëvendësuar me të huaj, që nuk bëjnë ndonjë diferencë të dukshme.



bottom of page