top of page

MËKAT për këta tifozë/ I gjunjëzuat, i turpëruat, kërkojuni të paktën falje…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Nëse kishte një keqardhje të madhe dje pas rënies së Skënderbeut në kaetgorinë e parë, ishin tifozët. Kishte nga ata që dilnin me lot të sy nga stadium. Kishte nga ata që shanin dhe nxirrnin mllefin duke ulëritur, kishte edhe fëmijë që me lot në sy dolën, si për të thënë se ky Skënderbe ka shumë dashuri të mëdha, por tani të gjithë këta që ishin në stadium, duhet të ulin kokën, sepse ka rënë nga superliga skuadra që ata dashurojnë.


Mëkat për këta tifozë që edhe dje u larguan me keqardhje kaq të madhe dhe të mërzitur. Në fakt klubi “Skënderbeu” u bëri thirrje për mbështetje në ndeshjen ndaj Tiranës dhe tifozët erdhën në stadium. Thirrja ishte edhe për ndeshjen e fundit ndaj Bylisit dhe sërish tifozët i mbushën shkallët e stadiumit. Por, edhe këtë herë u larguan të turpëruar.


Sa keq për “Ujqërit” që në tashmë ndihen të fyer dhe të paktën dikush duhet të dalë dhe duhet tu kërkojë falje, sepse janë ata dashuria më e madhe e këtij Skënderbeu dhe e kanë mbështetur dhe e mbështesin edhe në ditët më të këqija.


Dikush duhet tu thotë edhe faleminderit, sepse të vetmit që meritojnë fjalë të mëdha janë këta tifozë.


“KORÇA BOOM”




bottom of page