Mëkat: Si vdiq 20-vjeçari Mateo Llabani…!
- Korca Boom
- Jun 30, 2023
- 1 min read
Mbidoza e drogës ka sjellë deri në vdekjen e 20-vjeçrit Mateo Llabani. Vërtet sa mëkat që në këtë moshë të largohesh nga kjo botë.
Një ngjarje që bëri bujë mëngjesin e sotëm në të gjithë Qarkun e Korçës. Mateo tashmë është ndarë nga jeta dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Llabani.
Policia ende nuk ka dalë në një konkluzion se sa ka qenë doza e drogës që ka përdorur, por ka dalë me këtë deklaratë për mediat:
Devoll/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
