MËKAT/ Skënderbeu bie në finalen e parë, e mposht Tirana pastër në Korçë
- Korca Boom
- Apr 23
- 2 min read
Updated: Apr 24
Skënderbeu-Tirana 0-3
(24-26, 17-25, 16-25)
Skënderbeu nuk ia del në ndeshjen e parë finale të kampionatit të volejbollit për femra. Në këto momente sapo ka përfunduar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndeshja e parë finale në volejboll për femra mes Skënderbeut dhe Tiranës dhe është Tirana që fiton 0-3 në Korçë, duke shtangur të gjithë.
Në fakt, askush nuk e kishte menduar që bardheblutë do të fitonin kaq lehtë në transfertë, madje as vetë Skënderbeu i Orlando Kojës nuk e kishte menduar që do të mundej me këtë rezultat kaq të pastër. Një 0-3 për Tiranën që do të thotë për bardheblutë një hap para Skënderbeut në këto finale të kampionatit dhe më pranë titullit kampion. Skënderbeu sot nuk ishte Skënderbeu i vërtetë në parket dhe e meritoi humbjen. Vërtet mëkat që sot vajzat nuk ia dolën dhe diçka nuk shkoi.
Seti i parë i takimit fillon mirë për miket nga kryeqyteti që udhëheqin pas barazimit 2-2, direkt në 2-6, ndërkohë që Skënderheu përpiqet shumë dhe barazon shifrat në momentin që tabela elektronike shënon 8-8. 11-9 është avantazhi i parë i vajzave bardhekuqe dhe më tej 16-12 duke marrë kryesimin me katër pikë. 16-14 ngushton diferencën e pikëve Tirana, madhe edhe një pikë diferencë 17-16,por këtu Skënderbeu shënon edhe dy pikë të tjera duke çuar rezultatin në 19-16 dhe duke detyruar Tiranën të marrë pushim. 20-17 dhe Tirana ngushton diferencën në 21-20. Në pikët e fundit rezultati barazohet në 22-22, gjë që tregon se Tirana nuk dorëzohet kollaj dhe në këtë moment është Orlando Koja i Skënderbeut që detyrohet të marrë pushim dhe këtu shënon pikë Skënderbeu, 23-22. Dramatik ky set që barazohet përsëri 23-23 dhe po barazim 24-24. Dy pikët e fundit i shënon Tirana 24-26 dhe tashmë gjendja e seteve shkon në 0-1 për miket nga kryeqyteti. Ky set zgjati 32 minuta.
Seti i dytë i takimit nis mirë për Tiranën që kryeson që në start 0-3, por Skënderbeu luan saktë dhe barazon shifrat në 5-5, madje shënon edhe pikën e avantazhit të parë në këtë set 6-5. Më tej lojë sërish e barabartë dhe po rezultat i barabartë, kur tabela shënon rezultatin 9-9. Përsëri barazim 11-11, madje loja shkon kështu me balancë deri në barazimin 16-16. Pikërisht në këtë moment është Tirana që shënon 3 pikë radhazi dhe tashmë gjithçka shkon në 16-19 në favor të mikeve nga kryeqyteti. Madje bardhekuqet hutohen krejtësisht dhe Tirana shënon edhe 3 pikë të tjera dhe 16-23. Përfundimisht 17-25, një set i dobët i Skënderbeut në gjysmën e dytë të setit dhe 0-2 me sete për Tiranën, teksa seti i dytë ka zgjatur 24 minuta.
Setin e tretë pritej kthesa e Skënderbeut, por sërish është Tirana që kryeson që në fillim 1-6 me shifra. Këtu sërish Skënderbeu hutohet dhe lëshon shumë, ndërkohë që përfiton Tirana që kryeson me 8 pikë diferencë 2-10. Bardhekuqet thuajse dorëzohen dhe tashmë pikët janë thjesht statistikë. 4-12, 5-15, 13-23 dhe përfundimisht 16-25 dhe 0-3 për Tiranën me sete.
Ka festë në fund nga Tirana pasi fiton finalen e parë të titullit kampion me këtë rezultat kaq të pastër. Skënderbeu duhet të analizojë këtë humbje, pasi vajzat sot nuk ishin askund në parket dhe ky është vërtet një mëkat.
“KORÇA BOOM”

