Mësoni sa vende bosh ka tek Skënderbeu…!?
- Korca Boom
- Aug 15, 2023
- 1 min read
Gjatë këtyre ditëve po të ndjekësh me kujdes stërvitjet e korçarëve mëson edhe numrin e plotë të grupit. Në këto momente janë 24-ër futbollistë, një më pak se e duhura përfundimtare.
Por, mund të ketë edhe një vend bosh përsa i përket numrit të portierëve. Dervishaj është portieri i tretë tek korçarët, por ai këtë sezon do të luajë me ekipin e të rinjve, kështu që mund të jenë dy vende bosh.
Këto do të plotësohen nga merkato, ç'ka tregon se korçarët deri në fundt të muajit do të jenë aktivë në afrime.
