Mësoni sa vota kanë marrë kandidatët në 15 kutitë e Drenovës – Ja renditja për PS dhe PD
- Korca Boom
- May 15
- 1 min read
Ka përfunduar numërimi i votave në 15 kutitë e njësisë administrative Drenovë, pjesë e qytetit të Korçës. Rezultatet kanë ndihmuar në përcaktimin e kandidatëve që janë më pranë një mandati parlamentar, por edhe atyre që kanë mbetur pas në garë.
Renditja e kandidatëve sipas votave të marra në Drenovë:
Partia Socialiste (PS):
Besa Spaho – 590 vota
Ilir Pëndavinji – 311 vota
Enslemvera Zake – 172 vota
Vinjola Rota – 79 vota
Partia Demokratike (PD):
Fidel Kreka – 227 vota
Kristiano Koçibelli – 184 vota
Andrea Mano – 148 vota
Nga këto rezultate, bie në sy Besa Spaho nga Partia Socialiste, e cila kryeson me ndjeshmëri në këtë zonë, ndërsa nga radhët e PD-së, Fidel Kreka ruan avantazhin ndaj kandidatëve të tjerë të kampit të tij.
Ky numërim është pjesë e panoramës më të gjerë elektorale në qytetin e Korçës dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndarjen përfundimtare të mandateve në Qarkun e Korçës.
"KORÇA BOOM"



















