Mësoni skemën dhe formacionin e miqësores
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Korçarët sot do të luajnë miqësoren e fundit, përballë do të kenë ekipin e Flamurtarit.
Mësohet skema taktike që do të aplikojë trajneri Ivan Gvozdenoviç, ai pas disa eksperimentesh kthehet tek klasikja në vendosje 4-4-2.
Në portë do të jetë Alia, në mbrojtje Premçi dhe Marko, në të djathtë i padiskuteshëm Frashëri, në të majtë ka një balotazh mes Zenollarit dhe Gercos.
Mesfusha në qëndër të saj janë, Liço dhe Rabiu, në të djathtë Nikaj dhe Lika në të majtë të këtij reparti.
Në sulm për herë të parë do të shohim një dyshe interesante. Bëhet fjalë për Fleçer, që vesh zyrtarisht për herë të parë fanelën e korçarëve dhe Rashica golshënuesi më i mirë i këtyre miqësoreve.
Kjo pak a shumë do të jetë përbërja e korçarëve në këtë miqësore të fundit për këto përgatitje.
