Mësuesi i dhuron veshkën nxënësit…!
- Korca Boom
- Jun 23, 2023
- 1 min read
E rrallë. 12-vjeçari nga Gjeorgjia merr superdhuratë nga mësuesi. Transplanti do të kryhet nesër
Sipas “Lajmi Espress”, një nxënës në klasën e gjashtë në Gjeorgji ka pranuar te martën një dhuratë “të pabesueshme” nga mësuesi i tij i teknologjisë,një veshkë.
William Wilkinson, një mësues në Akademinë e Krishterë të Grace në Powder Springs, po shërben si donator i gjallë për studentin e tij, Kaden Koebcke, njoftoi të hënën Fox 5.
Transplantimi i parë i veshkave për 12-vjeçarin u krye kur ai ishte pesë vjeç, me dhuratën e babait të tij, por veshka nuk ka punuar si duhet.
-Ajo duhej të hiqej brenda pesë ditëve sepse gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar, - tha Koebcke, i cili u diagnostikua me sëmundje të veshkave në moshën dy vjeçare.
Familja e Koebcke kërkoi ndihmë nëpërmjet një faqeje në Facebook të quajtur Kaden’s Kidney Search .
“Me situatën e tij të veçantë, ai nuk mund të marrë veshkë nga një donator i vdekur, kështu që ai ka nevojë për një dhurues të veshkave të gjalla,"- shpjegon faqja.
Nëna e Koebcke, Cami, nuk do ta harrojë kurrë ditën që Wilkinson vizitoi shtëpinë e tyre për të zbuluar se kishte gjetur një donator të veshkës.
Donator i veshkës ishte mësuesi i tij, dhe ai të martën do t’i nënshtrohet operacionit.
