MAKABËR: Godet të shoqen shtatzanë 2 muajshe e cila aborton…
- Korca Boom
- Jul 22, 2023
- 1 min read
DVP Korçë / Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeçar, pasi në afërsi të fshatit Floq, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
