Makina del nga rruga në Pogradec-Korçë, përplaset me pikën e karburantit
- Korca Boom
- Apr 21
- 1 min read
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pikë karburanti në Korçë fatmirësisht pa pasur pasoja të rënda.
Sipas policisë, një drejtuese mjeti ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës, kur në rrethana ende të paqarta edhe për ekspertët e qarkullimit rrugor, mjeti ka dalë nga aksi nacional dhe është përplasur me pompën e furnizimit me karburant.
Goditja ka qenë e fortë, por fati ka qenë me drejtuesen e mjetit, e cila ka marrë plagë të lehta. Ajo që është më kryesorja, edhe sipas policisë, është fakti që pompat nuk kanë shpërthyer në flakë.
Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, drejtuesja mund të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe në momentin e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar.
“KORÇA BOOM”
