top of page

MALIQ/ Përfshihet nga zjarri gjatë natës një banesë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9
  • 1 min read

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës së kaluar në fshatin Podgorie të Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, teksa banesa është në pronësi të shtetasit K. R., 37 vjeç. Raportohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Sipas Policisë së Korçës, nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, në linjën që furnizonte me energji banesën.


Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.


Njoftimi i policisë


Maliq/Më datën 08.08.2025, në orën 01:30, në fshatin Podgorie, ka rënë zjarr më banesën e shtetasit K. R., 37 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, në linjën që furnizonte me energji banesën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree


bottom of page