top of page

Maliqi del në fushë më 2 gusht, ja njoftimi i klubit…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 29, 2023
  • 1 min read

2 gusht 2023 është data e startit të përgatijeve për sezonin e ri 2023-2024 për skuadrën e kategorisë së dytë, Maliqi. Edhe pse do të jetë ditë e mërkurë, maliqarët e kanë dhënë mbrëmë njoftimin e tyre, duke lajmëruar të gjithë futbollistët, por edhe tifozërinë e Maliqit që tashmë gjithçka është gati.

Këtë njoftimi KF Maliqi e ka bërë në faqen e vet zyrtare, ndërkohë që risia është se këto përgatitje do të fillojnë në shtëpinë e tyre të re. U deshën disa vite që Maliqi të endej në Korçë dhe erdhi momenti që skuadra e kategorisë së dytë të kthehet në shtëpi.

Të mërkurën e startit të përgatitjeve pritet të shikohet edhe grupi i lojtarëve, ku sigurisht do të ketë ndonjë largim nga kontigjenti i vjetshëm, por do të ketë edhe afrime.

Ja dhe postimi i KF Maliqit:

NJOFTIM

“Ditën e mërkurë (datë 2 gusht) skuadra do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2023-2024”.



bottom of page