Maliqi-Devolli-Pogradeci, të premten shorti i Kategorisë së dytë / Ja sa ekipe ka Grupi B…
- Korca Boom
- Aug 22, 2023
- 1 min read
Maliqi, Pogradeci dhe Devolli, janë tre skuadrat e Prefekturës së Korçës që do të marrin pjesë në kategorinë e dytë këtë sezon dhe do të përballen me njëra-tjetrën, kjo për shkak se të tre ekipet do të jenë në Grupin B.
Ditën e premte në orën 14:00 në zyrat e FSHF-së do të hidhet edhe shorti për kategorinë e dytë dhe Maliqi, Pogradeci dhe Devolli janë në Grupin B, në të cilin do të marrin pjesë 12 skuadra, pra, një më shumë se në grupin A.
Ekipet pjesëmarrëse në grupin ku do të luajnë këto skuadra janë: Oriku, Turbina, Pogradeci, Labëria, Butrinti, Devolli, Luftëtari, Shkumbini, Delvina, Maliqi, Adriatiku dhe Këlcyra.
Me pak fjalë të premten do të njihemi me shortin në orën 12:00 dhe pa diskutim që Pogradeci, Maliqi dhe Devolli, kanë shansin që këtë sezon një skuadër ta ngjisin më lart, në kategorinë e parë.
Shikoni më poshtë edhe grupet e kategorisë së dytë dhe ekipet që do të marrin pjesë:

