MALIQI kërkon fitoren në ndeshjen e parë të sezonit
- Oct 1, 2025
- 1 min read
Maliqi kërkon fitoren në ndeshjen e parë të sezonit
Në javën e dytë të Kategorisë së Dytë, skuadra e Maliqit do të presë në shtëpi Delvinën, e cila në javën e parë triumfoi bindshëm me rezultatin 4-1 ndaj Devollit.
Ndryshe nga kundërshtari, maliqarët ishin pushim javën e kaluar dhe ky takim do të shënojë debutimin e tyre në këtë sezon.
Trajneri Egli Malësia ka theksuar se synimi i vetëm në këtë përballje është fitorja, duke kërkuar që ekipi i tij të nisë kampionatin me rezultat pozitiv para tifozëve vendas.
“KORÇA BOOM”
















