top of page

Maliqi lajmëron: Gati për sezonin e ri…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 9, 2023
  • 1 min read

Maliqarët dhe drejtursit e tyre kanë lajmëruar se gjithçka është gati për sezonin e ri. Themi këtë pasi pak momente më parë në faqen zyrtare të klubit është postuar kjo foto që shikoni më poshtë e cila tregon qartë se stadiumi thuajse është gati.

Kujtojmë që ka kohë që në stadiumin e këtij qyteti po punohet dhe tashmë tapeti dhe gjithçka tjetër ka përfunduar. Fusha me bar sintetik është gati dhe duket në gjendje të mirë, madje maliqarët kanë vendosur përpara kohe edhe banderolat.

Kishte kohë që ekipi i Maliqit i luante ndeshjet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, madje atje zhvillonte edhe ndeshjet zyrtare. Tashmë me përfundimin e stadiumit të ri, Maliqi është kthyer në shtëpi.

Edhe ne i urojmë suksese, Maliqi!



bottom of page