top of page

Maliqi me skuadër të re, mësoni afrimet e deritanishme…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18, 2023
  • 1 min read

Maliqarët kanë hyrë fuqishëm në merkaton verore dhe këtë e tregojnë edhe nga afrimet e shumta që kanë bërë deri në këtë moment.

Janë plot 6 lojtarë që ka afruar skuadra e drejtuar nga trajneri Erjon Beqiri dhe të gjithë lojtarë cilësorë, që garantojnë pa diskutim ngjitjen e ekipit në kategorinë e parë.

Preznatimet këtë sezon, ndryshe nga herët e tjera i ka bërë faqja zyrtare e KF Maliqit, duke treguar se maliqarët e kanë marrë seriozisht këtë sezon të ri dhe nuk kanë ndërmend që të falin.

Plus afrimeve të shumta, porqë priten akoma të tjerë, Maliqi këtë sezon do të rikthehet të luajë në shtëpi, në një fushë të re dhe janë disa arsye që e bëjnë këtë skuadër pretendente.

Faza përgatitore për Maliqin po vijon në shtëpi dhe priten disa ndeshje miqësore për të parë grupin që ka deri tani në dispozicion trajneri Beqiri.

Ja afrimet e reja në këtë merkato vere:

Erik Agolli

Flavio Demollari

Ledion Rezhda

Kostandin Dramolli

Lion Ndoci

Mishel Kita


bottom of page