Maliqi zbret në fushë, ja njoftimi i klubit…!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Maliqi i kategorisë së dytë ka zbritur në fushë për stërvitje, nën drejtimin e trajnerit Erjon Beqiri.
Këtë njoftim e ka bërë pak momente më parë vetë faqja zyrtare e K.F Maliqi, duke bërë të ditur në këtë mënyrë se maliqarët kanë zbritur tashmë për të filluar përgatitjet.
Kujtojmë që është hera e parë që Maliqi kthehet në fushën e tij të re, pas një kohe shumë të gjatë stërvitjeje në qytetin e Korçës.
Nuk ka pasur numër të lartë lojtarësh në seancën e parë stërvitore, pasi kjo duket edhe nga fotoja, por nga dita në ditë Maliqi pritet të mbushet.
