top of page

Maliqi zyrtarizon blerjen e parë, Kita përforcimi i parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

Vetëm pak orë më parë faqja zyrtare e Maliqit zyrtarizoi daljen e parë në fushë, ndërkohë që po pak orë më vonë, ka zyrtarizuar edhe blerjen e parë në këtë merkato vere.

Mishel Kita është afrimi i parë veror dhe ka qenë vetë klubi që ka sjellë këtë postim për të gjithë tifozët, duke treguar se do të jetë aktiv në këtë merkato verore.

Ja postimi i plotë i klubit të Maliqit:

Mishel Kita është përforcimi i parë në këtë merkato. Mesfushori 24- vjeçar, i cili ka qenë pjesë e klubit tonë edhe dy sezone më parë, kur skuadra militonte në Kategorinë e parë, ka dalë ditën e sotme në stërvitje, duke u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Beqiri.

Në të kaluarën Kita është aktivizuar me Korabin, Dinamon, Tërbunin, Partizanin B, Devollin, Elbasanin dhe Butrintin.



bottom of page