Maratona “Enkelana”, merr pjesë edhe e madhja Luiza Gega
- Korca Boom
- Jul 23, 2023
- 1 min read
Sportistë në mbi 30 vende të botës do të marrin pjesë në maratonën “Enkelana” e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në Pogradec, pra më 29 korrik.
Kjo maratonë tashmë është bërë e famshme dhe janë regjistruar 550 sportistë deri tani, ndërkohë që ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe e madhja e atletikës shqiptare, Luiza Gega.
Maratona do të jetë me itenerarin Lin-Pogradec 21 km për meshkuj, por edhe Pogradec-Tushemisht-Pogradec 10 km për femra.
Për tre vendet e para do të ketë edhe shpërblim në vlerë mometare, ndërkohë që i është bërë shumë publicitet kësaj maratone.
Një vit më parë në edicionin e parë morrën pjesën 600 sportistë nga 37 vende të botës, ndërkohë që këtë vit pjesëmarrja deri në ditën e fundit mund të jetë edhe më e madhe.

