top of page

Mario Rabiu merr një vlerësim pozitiv

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31, 2023
  • 1 min read

Ka vetëm dy ditë që mesfushori organizator Mario Rabiu është bashkuar me korçarët. Fati e desh që të vinte shpejt ndeshja miqësore dhe Rabiu të ishte në lojë. Ka luajtur për 70 minuta dhe më pas është zëvendësuar.

Të paktën me kaq minuta është nxjerrë edhe një konkluzion paraprak nga trajneri Gvozdenoviç që ka deklaruar në lidhje më këtë futbollist: "Ka vetëm disa ditë me ne. Nuk është në gjëndjen e tij optimale në aspektin fizik, por duke e parë në miqësoret e tjera them se do të dal me një konkluzion për të. Në këtë ndeshje unë i jap një vlerësim pozitiv dhe them se ka vlera dhe mund të na shërbejë shumë”.

Në këtë pozicion korçarët kishin piketuar Moraesh, por tashmë dihet se ai nuk do të jetë pjesë dhe menjëherë drejtuesit kanë afruar Rabiu, që shihet si një dyshe interesante me Liçon në qëndër të mesfushës.



bottom of page