Marko Alia i ve “drynin” portës, nderon si ushtarak para Egnatias…
- Korca Boom
- Aug 25, 2023
- 1 min read
Ka optimizëm në radhët e Skënderbeut një ditë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias, ndërkohë që edhe në seancën e fundit stërvitore të gjithë janë dukur me adrenalinë.
Që nga trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe deri te futbollistët, stafi teknik dhe ata që e ndihmojnë Skënderbeun kanë qenë të preokupuar në maksimum gjatë seancës së fundit stërvitore.
Më vete nga pjesa tjetër e ekipit për shumë minuta ka punuar portieri Marko Alia që së bashku me trajnerin e portierëve Erjon Llapanji, duket se kanë punuar më ritëm të lartë dhe tashmë për portierin titullar të Skënderbeut gjithçka duket se është gati.
Alia ka qenë në formë të mirë dhe duhet t'i vendosë “drynin” portës, ndërkohë që mesazhi që ka dhënë në stërvitjen e fundit, Marko duket se vërtet e ka bërë një gjë të tillë.
Madje, për fotografin Olsi Hajdini, Marko Alia ka nderuar si ushtarak, si për të thënë se “lufta” fillon nga nesër dhe portieri i Skënderbeut është 100% gati.
