top of page

Marko Alia më i shtrenjti sipas transfermarket, vlen plot…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2023
  • 1 min read

Portieri i Skënderbeut, Marko Alia është futbollisti më i shtrenjtë sipas transfermarket. Ai vlen 175 mijë euro dhe mban vendin e parë nga e gjithë lista që aktualisht deri tani skuadra bardhekuqe.

Alia mbërriti në Korçë në këtë merkato vere dhe firmosi një kontratë 3-vjeçarë, ndërkohë që shikohet si një portier me shumë vlera dhe pritet shumë nga ai.

Në vendin e dytë janë plot tre futbollistë që për nga vlera financiare të dy vlejnë 150 mijë euro, pra kanë një vlerë të barabrtë. Bëhet fjalë për Dean Liço, Suhejl Muharem dhe mbrojtësi Randi.

Akoma më poshtë vijnë lojtarët e tjerë si, Andrea Gërxho, Rei Pecani, Gresild Lika, lojtarë që vlejnë 100 mijë euro secili.

Gjithsesi akoma nuk është mbyllur merkatoja për nga emra, pasi pritet edhe një sulmues afrikan, por deri tani ai që kushton më shumë te Skënderbeu është portieri Marko Alia me 175 mijë euro.



bottom of page