Marko Alia padiskutim më i miri, shpëtoi Skënderbeun në disa raste
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Nëse kishte një futbollist dje në fushë që bëri diferencë dhe që mund të themi pa frikë që ishte më i mirë, ai ishte Marko Alia. Portieri i Skënderbeut, e shpëtoi Skënderbeun e tij nga shumë ndërhyrje të sakta.
Në pjesën e parë miqtë nga Malisheva kishin disa raste të pastra dhe Alia të paktën në 4 momente ka qenë deçiziv me ndërnhyrjet që ka bërë.
Marko Alia nga ndeshje në ndeshje po vjen duke u rritur dhe sigurisht që ky është një lajm më shumë se pozitiv, pasi ka ardhur te Skënderbeu, si blerje me shumë vlera dhe si titullar për të qenë absolutisht një nga shtyllat e skuadrës.
Dje portieri i Skënderbeut tregoi cilësi shumë të mira dhe mori notën maksimale. Shpëtoi Skënderbeun në një ndeshje që nëse nuk do të ishte Alia edhe mund ta humbiste.
Bravo, Marko Alia…
