Marko Radas, kroati që la gjurmë të madhe te Skënderbeu…
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
8 vjet veshi fanelën e Skënderbeut dhe la gjurmë aq të mëdha sa askush nuk mund ta harrojë kroatin e mbrojtjes Marko Radas. Padiskutim që ka qenë ndër futbollistët që la po ashtu gjurmë edhe te titujt kampionë të Skënderbeut.
Marko Radas do të vinte te Skënderbeu në mesin e viteve 2011 dhe pas Shkëmbit, Shehit e ndonjë tjetri ai ishte futbollisti që numëronte më shumë tituj kampionë veshur bardhekuq.
Në repartin e prapavijës padiskutim që ishte një ndër shtyllat kryesore dhe edhe pse mbrojtjës la gjurmë të mëdha edhe me golat që shënoi, apo goditjet e dënimit, që ishin specialiteti i tij.
Marko Radas në muajin tetor mbush plot 40-vjeç dhe sot jeton në Zagreb të Kroacisë, vendlindjen e tij. Në Korçë nuk ka njeri që e heq nga mendja, ndërkohë që për disa kohë mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Radas do të dilte nga ekipi i madh i Dinamos së Zagrebit në vitin 2001 dhe më pas do të luante me skuadra si, Ljubjana, Bela Krajina, Istra, Cibalia, Vinogradar, për të mbërritur te Skënderbeu në vitin 2011.
Vlera e kartonit të tij sipas transfermarkt shkoi me fanelën e Skënderbeut deri në 400 mijë euro. Vetëm në gusht të 2019-ës, Radas do të linte Korçën si i fundit i “mohikanëve”.
Vërtet një karrierë shumë e gjatë e Marko Radas te Skënderbeu dhe as reshtat e një shkrimi nuk do të mjaftonin për të folur për kroatin kaq shumë të suksesshëm veshur me fanelën bardhekuqe.
Faleminderit Marko për gjithça që ke dhënë me këtë fanelë. Faleminderit Marko, për shpirtin që dhe në fushë për këtë Skënderbe. Faleminderit Radas…
