top of page

Marko Ramos, i pari që largohet nga Korça

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 29
  • 1 min read

Është mbyllur në mënyrën më të keqe ky sezon për ekipin e Skënderbeut, një sezon që i çon korçarët në Kategorinë e Parë, dhe kjo ka lënë një shije të hidhur për të gjithë, duke u komentuar natyrshëm nga shumëkush.


Kampionati ka përfunduar dhe tashmë kanë filluar të largohen edhe futbollistët nga Korça. I pari që ka konfirmuar një gjë të tillë është Marko Ramos, i cili ditën e sotme ka udhëtuar në drejtim të Brazilit, për t’u bashkuar me familjen e tij. Tashmë largimi i tij është i ditur, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë një rikthim në të ardhmen.


Futbollisti ka ende një vit kontratë me korçarët. Nuk ka asnjë sinjal nëse ka pasur apo jo kontakte për vazhdimësinë ose prishjen e kontratës me konsensus. Kjo do të mësohet në ditët në vijim, kur të vijnë edhe konfirmimet nga klubi i Skënderbeut.


“KORÇA BOOM”



bottom of page