Marko Ramos para ndeshjes me Bylisin: “Do ta mbrojmë fanelën me gjak e djersë”
- Korca Boom
- Apr 25
- 1 min read
I vetmi që mund të mësosh diçka prej futbollistëve të Skënderbeut në këto momente është Marko Ramos. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe, para pak çastesh, ka ndarë një shkrim mbi një fragment loje të Skënderbeut, ku bie në sy fakti se kërkon, së bashku me shokët e tij të skuadrës, të mbrojë me çdo kusht fanellën e madhe të Skënderbeut.
Më saktësisht, Ramos ka deklaruar: “Nuk do të lejojmë të na shkojë kot gjithë mundi dhe djersa e këtij sezoni. Ne besojmë shumë dhe nuk do të zhgënjejmë një qytet të tërë. Zemrat tona rrahin njësoj, të bashkuara me tifozët. Do ta mbrojmë atë fanellë me gjak e djersë!”.
Një apel për të gjithë, njëkohësisht një besim dhe betim i korçarëve për fanellën e rëndë dhe të madhe që tashmë ndodhet në duart e futbollistëve. Për korçarët nuk ka alternativë tjetër, vetëm fitorja.
Dhe për këtë, duhet shumë sakrificë në fushën e lojës.
Marko Ramos duket qartë se e garanton këtë, duke shprehur jo vetëm veten, por edhe opinionin dhe ndjenjat e gjithë ekipit dhe shokëve të tij.
“KORÇA BOOM”
