Marko Ramos shkëlqen në mbrojtje, braziliani superparaqitje me Skënderbeun
- Korca Boom
- Jul 20, 2023
- 1 min read
Është përshtatur shumë shpejt, madje as vetë nuk e mendonte që do ta bëntë kaq shpejt një gjë të tillë, duke qenë shumë i sigurtë në repartin e prapavijës.
Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Voska Sport, ka qenë braziliani Marko Ramos, ai që është duartokitur nga tifozëria në shkallët e stadiumit, ndërkohë që jo vetëm ka bërë mirë në mbrojtje, por duket që është lojtar që ndihmon shumë edhe repartet e tjera.
Kujtojmë që braziliani Marko Ramos, ka qenë pjesë e Burrelit në sezonin e kaluar dhe emri i tij i plotë është Markos Matheus Oliveira Ramos. Po ashtu më parë ka qenë edhe me Egnatian dhe sigurisht që tashmë e njeh mirë futbollin shqiptar.
Vërtet që Ramos është një pikë kryesore në prapavijë dhe me Prençin, Ramos dhe Randin që pritet të vijë, atëherë do të jenë tre lojtarë për dy vende.
E rëndësishme është që Ramos është përshtatur shumë mirë dhe këtë po e tregon jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshje, të paktën në miqësoren e parë, pasi forma e tij do të shikohet edhe në miqësoret e radhës.
